Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Barbados, Rihanna, është fotografuar duke dalë nga një sallon bukurie në New Yourk. Ndërsa fotografia ka nxjerr në pah një detaj shumë të çuditshëm.
Rihanna e cila është gjithmonë e rregulluar nga këmbët deri në kokë, si duket nuk i depilon këmbët. Kjo duke u bazuar në foton në të cilën Riri shihet e rregulluar mirë me një krehje të bukur të flokëve, me bundë e një palë këpucë me taka.
Ndërkaq tek pjesa ku asaj i shihen pak këmbët, duket qartë se ajo nuk i ka këmbët e depiluar. Paparacët kanë afruar këmbët e saj dhe në këtë mënyrë ka mundësuar të vërehet edhe më shumë ky detaj në të cilën duket lëkura e cila i është bërë kokërr duke ia nxjerr në pah qimet në këmbë