Quantcast
Channel: Showbiz – Lajmi Fundit Nga Shqiperia| Horoskopi Ditor| Lajmet Shqip Nga Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Lirohet pas 3 ditëve burg Mandi i Nishtullës

$
0
0

ELBASAN - Pas 72 orëve në paraburgim, këngëtari i muzikës tallava, Pëllumb Elmazi, i njohur me emrin Mandi i Nishtullës, është liruar nga gjykata me masën “Detyrim paraqitjeje”.

Mandi i Nishtullës u bë i famshëm kohët e fundit me këngën “Të ka lali shpirt”, e cila ka thyer rekord klikimesh në “You Tube”. Ai u arrestua këtë javë në një nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit, pasi gjatë kontrollit policor rezultoi se po e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë kontrollit rezultoi se automjeti luksoz tip “Audi A6″ që drejtonte këngëtari 23-vjeçar, nuk ishte në pronësi të tij dhe për më tepër nuk ka pasur as lejen e qarkullimit me vete. Ndërkaq, Elmazi u akuzua edhe për kundërshtim të efektivëve të policisë, të cilët i kishin kërkuar të bënte testin e alkoolit, por ka qenë e pamundur, pasi ai i ka kërcënuar dhe fyer. Mandi i Nishtullës u bë i famshëm fillimisht për elbasanasit, pasi zotëronte një lokal luksoz me qira pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku çdo natë performonte vetë ose ftonte këngëtarë të ndryshëm.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5785

Latest Images