Është 60 vjeçe por nuk i ndien fare dhe mbi të gjitha nuk i tregon. 35 vite pas realizmit të kopertinës së saj të parë me rroba banje për Sports Illustrated, bukuroshja bionde Christie Brinkley shfaqet në revistën “People” me rastin e ditëlindjes së saj duke treguar një trup rrezëllitës.
Brinkley e cila ka mbushur plot 60 vjeç duket me një trup në formë, madje më të bukur edhe se modelet e reja, ndërsa vlen të përmendet se ajo ka punuar si aktore, fotografe, shkrimtare dhe stiliste, ndërsa ka qenë pjesëmarrëse aktive për të drejtat e njeriut, të drejtat e kafshëve dhe të ambientit.
Mësohet se Brinkley llogarit një pasuri prej mbi 80 milionë dollarë, ndërsa si sekret të pamjes së saj gjithmonë të re, ajo thotë se është dieta vegjetariane, duke eliminuar tërësisht ngrënien e mishit.