Aktori i “Fast and Furious”, Paul Walker i cili humbi jetën në një aksident tragjik me makinë, më 1 dhjetor të vitit të kaluar, i ka lënë gjithçka vajzës së tij 15-vjecare, Meadow.
Babait i 41-vjeçarit bëri një kërkesë në gjyq, që pasuria, prej 25 milionë eurove të administrohet nga nëna e Paul, derisa vajza të mbush moshën madhore. Përveç anës ekonomike, aktori kishte shprehur vullnetin e tij të fundit, se kur ai mos të ishte më në këtë botë, Meadow të qëndronte me gjyshen e vet, Cheryl, në vend të nënës, Rebecca Soteros.
Për momentin 15-vjeçarja jeton me nënën e saj dhe nuk dihen ende në qoftë se Rebecca do të jetë dakord me dëshirën e fundit të –ish partnerit të saj. Po ashtu nuk janë bërë publike as shkaqet se pse Paul i ka lënë vajzën gjyshes në vend të nënës biologjike.