Mbetet njëra ndër këngëtaret që më së paku përflitet për jetën e saj private. E ndonëse shumë herë është deklaruar e hapur përballë intervistave të ndryshe, Ronela Hajati nuk ka publikuar deri më sot ndonjë lidhje të mundshme dashurie.
Por një fotografi në të cilën shihet një buqetë me lule, e postuar nga këngëtarja në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka nxitur dyshimet se ato mund t’i jenë dërguar nga një person vërtet i veçantë.
Këngëtarja nuk ka deklaruar asgjë lidhur me foton, ani pse pyetjet kanë qenë të shumta nga fansat e saj në Facebook e Instagram.